Faqja e parë arrow Lajme arrow Në Dellçevë u realizuan edukimet në SHM “Metodi Mitevski Brico”
Në Dellçevë u realizuan edukimet në SHM “Metodi Mitevski Brico” Printoni E-mail
1_delcevo_mala.png Në 23, 24 dhe 25 maj, shoqata humanitare dhe vullnetare e romëve “PHURT” nga Dellçeva i realizoi edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit në shkollën e mesme “Metodi Mitevski Brico” në po të njëjtin qytet. Në takimet edukative morën pjesë nxënësit e viteve të para, dyta, treta dhe të viteve të katërta, disa prej prindërve të tyre, si dhe profesorët të cilët japin mësim në këtë shkollë.


Ditën e parë u organizuan dy sesione edukative, edhe atë një për nxënësit e vitit të parë dhe të dytë dhe një për nxënësit e vitit të tretë. Në sesionin e parë morën pjesë 30, ndërsa në sesionin e dytë 35 nxënës. Ditën e dytë u mbajt takim edukativ me 35 nxënës të viteve të katërta. Edukimet i realizuan Adnan Demirovski dhe Ljupço Gjorgjievski. Ditën e fundit u realizuan prezantime edukative për 19 profesorë dhe 25 prindër. Gjithë takimet edukative kanë karakter të punëtorive, sepse përveç prezantimit të përmbajtjeve për shfrytëzim të sigurt të internetit u pri dhe një diskutim në këtë temë. Punëtoritë zgjasnin prej 1,5 orë deri 2 orë dhe mbaheshin në gjuhën maqedonase.
 
2-delcevo sredna.pngTë gjithë punëtoritë mbaruan me sukses. Profesorët treguan interesim edhe vetë të inkuadrohen në të ardhmen në aktivitete të këtilla, ndërsa nxënësit e viteve të katërta ishin ata që në mënyrë më aktive morën pjesë në diskutimin pas prezantimit, si rezultat i kohës që ata kalonin në internet dhe aktivitetet me të cilat ata merren derisa janë onlajn.

Përveç prezantimeve dhe diskusioneve të hapura, të gjithë pjesëmarrësit plotësonin pyetësorët për evaluim të cilët përmbajnë pyetje lidhur me shprehitë e tyre, aktiviteteve dhe njohjes së teknologjive të reja që i ofron interneti. Nxënësve u jepej pako materialesh edukative: posteri i cili përmban rregullat për të drejtat e fëmijëve më internet, fletushkën për shfrytëzimin e shkathtë të internetit dhe broshurën për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në internet.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates