Faqja e parë arrow Lajme arrow Raport për edukimet e realizuara për shfrytëzimin e sigurt të internetit në Kavadarci
Raport për edukimet e realizuara për shfrytëzimin e sigurt të internetit në Kavadarci Printoni E-mail
kavadarci-delenje-materijal-mala.gif Në periudhën prej 19-28 maj, në dy shkolla në Kavadarci, plotësisht dhe me sukses u realizuan 10 edukimet e planifikuara për shfrytëzim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, gjatë së cilës si dëgjues morën pjesë jo vetëm nxënësit, por edhe një numër i caktuar i mësimdhënësve dhe prindërve. Deri në fund të muajit u mbajtën edhe 8 sesione tjera edukative shtesë me fëmijët nga të dy shkollat, gjë kjo që flet për interesimin e madh në lidhje me temën të cilën e paraqitën dëgjuesit dhe suksesin për afrimin e të njëjtës deri te interesat dhe kuptimet e atyre për të cilët ishin të parapara këto edukime. Për realizimin e punës edukative në këtë qytet përgjegjës ishte Këshilli për preventivë kundër delikuencës adoleshente nga Kavadarci.

Në shkollën fillore “Tosho Vellkov-Pepeto” u mbajtën 3 prezantime për fëmijët nga e pesta deri në klasë të tetë, meçka u përfshinë 145 nxënës. Me prezantimet edukative plotësuese (shtesë) u përfshinë edhe 143 fëmijë të të njëjtës moshë, të cilëve përmbajtja u bart gjatë orëve të mësimit të informatikës. Prezantimet edukative për të gjitha grupet ishin kë kohëzgjatje prej y orëve shkollore – kohë e cila u shfrytëzua për prezantimin e materialit, por edhe për të zhvilluar diskutime dhe punë interaktive. Dy takime të veçanta u caktuan edhe me 16 mësimdhënës të shkollës, si dhe me 27 prindër të fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë.
kavadarci-veb-mala.gif kavadarci-prezentacija-mala.gif
kavadarci-prasalnici-mala.gif
Në SHF “Goce Dellçev”, u mbajt nga një takim edukativ për 38 prindër, një për 23 mësimdhënës dhe 3 takime për nxënësit prej klasës së pestë deri në klasë të tetë me çka u përfshinë 134 fëmijë. Edukimet plotësuese në këtë shkollë që u mbajtën gjatë orës së informatikës, mundësuan që edhe 69 nxënës tjerë prej të pestës deri t e teta të njihen me rregullat për shfrytëzim të sigurt të internetit.

Të gjithë pjesëmarrësve në edukimet e planifikuara u ndanë pyetësorë evalumi, kurse fëmijët morën material edukativ. Gjithë edukimet në të dy shkollat fillore i realizoi profesoresha Gordana Bogeva në gjuhën maqedonase.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates