Faqja e parë arrow Lajme arrow Raport për edukimet e realizuara në Gostivar dhe Tetovë
Raport për edukimet e realizuara në Gostivar dhe Tetovë Printoni E-mail
tetovo-gimnazija-ucenici-mala.png Në Tetovë dhe Gostivar u realizuan edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit prej 21 deri më 29 maj. Gjithsej u përfshinë 4 shkolla, respektivisht nga 2 në secilin qytet. Në Gostivar edukimet u mbajtën në shkollën fillore “Bashkimi” dhe në shkollën e mesme teknike “Gostivar”, ndërsa në Tetovë edukimet i ndoqën nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Bratstvo-Migjeni” dhe të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Për të gjithë edukimet përgjegjës ishte edukatori Agim Mustafai i “A sociacionit për iniciativë demokratike” (AID) nga Gostivari. Edukimet u mbajtën në gjuhën shqipe.
Të gjitha 5 edukimet për shfrytëzim të sigurt të internetit në shkollën fillore “Bashkimi” të Gostivarit u mbajtën më datën 21 maj. U realizuan tre edukime për fëmijët prej klasës së pestë deri në klasë të tetë, si dhe nga një edukim për prindërit dhe një për arsimtarët. Në këto takime morën pjesë 66 nxënës, 11 arsimtarë dhe 6 prindër.
Në shkollën e mesme teknike në Gostivar, edukimet filluan dhe mbaruan në datë 23 m,aj, ku në takimet morën pjesë 48 nxënës, 19 mësimdhënës dhe 7 prindër.

Në shkollën fillore “Bratsvo-Migjeni” në Tetovë, në edukimet u përfshinë 59 nxënës të klasave të pesta, të gjashta dhe të shtata, 7 arsimtarë dhe 16 prindër . të gjitha prezantimet u realizuan në 28 maj.
tetovo-migeni-nastavnici-mala.png
tetovo-migeni-roditel-malai.png
Ditën e ardhshme, puna edukative në këtë regjion u realizuan edukimet e parapara në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Si dëgjues morën pjesë 67 nxënës të shkollës së mesme, 7 mësimdhënës dhe 8 prindër.

Secili takim edukativ zgjati nga 45 minuta, ndërsa u realizua në kabinetet e informatikës.

Gjatë prezantimeve edukative u shpërnda material për fëmijët, u plotësuan pyetësorët për vlerësim dhe me grupet punohej në mënyrë interaktive. Material edukativ u dha edhe nxënësve tjerë që nuk morën pjesë në vetë edukimet, më saktë u shpërndanë gati se 400 copë të secilit publikim.


 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates