Faqja e parë arrow Lajme arrow Raporti për edukimet e realizuara në Prilep
Raporti për edukimet e realizuara në Prilep Printoni E-mail
prilep,-kuzman---srednoskolci-2-mala.png
Qendra për iniciativë qytetare e Prilepit, në periudhën prej 20 maj e deri në 5 qershor i realizoi edukimet e parashikuara për të shfrytëzuar internetin në mënyrë të sigurt. Në dy shkolla të Prilept, edhe atë në shkollën fillore “Koço Racin” dhe në shkollën e mesme “Kuzman Josifovski – Pitu”. Në rolin e edukatorit ishin Talija Baboska dhe Katica Ristovska. Në edukimet e mbajtura u përfshinë gjithsej 196 nxënës, 60 prindër dhe 38 mësimdhënës.


Për nxënësit e shkollës së mesme “Kuzman Josifovski – Pitu” u mbajt prezantimi standard në PowerPoint. Paraprakisht u shpërndanë pyetësorët që duheshe t’i plotësonin, e pas prezantimit u zhvillua një bisedë aktive ku nxënësit ndanin përvojat e tyre nga shfrytëzimi i internetit. Në fund u dhanë materialet edukative për shfrytëzim të sigurt të internetit dhe të drejtave të fëmijëve në internet. Në këto edukime morën pjesë nxënësit e drejtimit të tregtisë, ekonomisë dhe ato të drejtimit juridik, e gjithsej u përfshinë 99 nxënës.
prilep,-kuzman---srednoskolci-mala.png
prilep,-koco-racin---ucenici-2-mala.png
Ngjashëm u zhvilluan edhe edukimet për nxënësit në shkollën fillore “Koço Racin”. Këtu morën pjesë 97 nxënës, nga 5 prej secilës klasë.
prilep,-kuzman---nastavnici-mala.png prilep,-kuzman---nastavnici-2-mala.png
prilep,-koco-racin--roditeli-mala.png
prilep,-koco-racin--roditeli-2-mala.png
Në shkollën fillore, në edukim morën pjesë 18 arsimtarë, ndërsa në shkollën e mesme 20. Në edukimet për prindërit morën pjesë nga 30 prindër prej secilës shkollë.

Pas mbarimit të edukimeve, dëgjuesve u bë me dije se megjithatë nuk duhet ta shohin internetin si një të mirë të dëmshme të shekullit 21, por, thjeshtë të jenë më të kujdesshëm dhe të mendojnë mirë ku i lënë të dhënat e tyre personale, duke ua bërë kështu me dije se çfarë keqtrajtimesh mund të ndodhin.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates