Faqja e parë arrow Lajme arrow Edhe në Manastir u mbajtën edukimet për siguri në internet
Edhe në Manastir u mbajtën edukimet për siguri në internet Printoni E-mail
Qendra kulturore rinore nga Manastir i në fundin e vitit të kaluar shkollor realizoi një varg takimesh edukative për shfrytëzimin e internetit në mënyrë të sigurt nga ana e fëmijëve. U përfshinë shkolla e mesme “Gjorgji Naumov” dhe shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”. Edukimet u realizuan në gjuhën maqedonase nga Dejan Dodovski, por ndihmuan edhe Ivona Kërstevska dhe Aleksandar Todorovski. Me përmbajtjen e edukimeve u njoftuan 186 nxënës prej të dy shkollave, vetëm 6 profesorë dhe 8 vullnetarë nga qendra.

Të gjitha edukimet u realizuan në muajin maj. Në edukimet morën pjesë 116 nxënës të shkollës së mesme, ato u organizuan në tre takime edukative. Prej profesorëve në takimin e caktuar erdhën vetëm 8. Edukimet u mbajtën në mënyrë interaktive duke ndjekur prezantimin standard për grupin e cakut të paraparë, gjithashtu u ndanë edhe materialet e caktuara dhe pyetësorët për vlerësim. Përshtypjet për edukimet e realizuara nga të dy kategoritë e njerëzve janë pozitive.


Në shkollën fillore gjithashtu u organizuan tre edukime për nxënësit në të cilat morën pjesë gjithsej 70 fëmijë. U mbajt edhe një edukim për arsimtarët, ndërsa edukimi për prindërit si edhe në shkollën e mesme nuk u arrit të realizohej. Prandaj me këtë temë u njoftuan 8 vullnetarë nga Qendra kulturore rinore në Manastir. Edukimet edhe në këtë shkollë u realizuan sipas planit të paraparë dhe mënyrës që nënkupton prezantim, interaktivitet, shpërndarje të materialit dhe plotësimi i pyetësorëve për vlerësim.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates